Drejtor sportiv i Atletico Madridit, Clemente Villaverde, ka folur pasi skuadra e tij do të përballjet me Juventusin në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Njeriu i klubit spanjoll është i vetëdijshëm se Zonja e Vjetër është skuadër e mirë dhe se nuk varët nga individët, përfshirë Cristiano Ronaldon.
“Ne jemi të lumtur që marrim pjesë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve”.
🔜… Atleti 🆚 @juventusfces
🔥 ¡Nos vemos en la @LigadeCampeones! 🌟⚽#AúpaAtleti #UCLDraw pic.twitter.com/e7utzY8gB8
— Atlético de Madrid (@Atleti) December 17, 2018
“Ne ishim të vetëdijshëm që skuadrat nga vazo e parë janë gjithë të forta, por nëse dëshiron finalen, atëherë duhet të konkurrosh me skuadrat më të forta dhe Juventusi është një nga ato”.
“Ata po dominojnë në Itali dhe do të jetë e vështirë, por do ta shikojmë se si do të fillojmë muajin shkurt”.
“Nuk jemi duke menduar për Cristiano Ronaldon, ai është vetëm një lojtar më shumë në një skuadër të mirë. Gjithashtu edhe ne kemi armët tona”, ka thënë Villaverde.
Vlen të theksohet se sa ishte CR7 pjesë e Realit ai i ka shënuar Atleticos 22 gola në 31 ndeshje. /Telegrafi/