Site icon Telegrafi

Drejtori i Atleticos: Ndaj Arsenalit është 50-50

Drejtori i Atletico Madridit, Clemente Villaverde, ka deklaruar se ndeshja ndaj Arsenalit do të jetë një sfidë shumë e hapur.

I pari për aspektni sportiv te Atletico shprehet se Arsenali është skuadër mjaft e fortë.

Sipas Villaverdes, Arsenali është skuadër e ngjashme me Atleticon dhe se gjasat janë të barabarta.

Fernando Torres (Getty Images)

“Nga tani e tutje të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndaj kundërshtarëve të mëdhenj dhe shorti ka vendosur që të kemi Arsenalin, kështu që e mirëpresim”.

“Ata janë ekip i mrekullueshëm dhe janë aty duke luftuar çdo vit në kampionat dhe Evropë”.

“Ata janë skuadër me karakteristika të ngjashme sikur ne, është ndeshje shumë e hapur, është 50-50”, u shpreh Villaverde. /Telegrafi/

Exit mobile version