Clemente Villaverde ka folur pas shortit të Ligës së Kampionëve.
Ish-lojtari i Atleticos, tani drejtor aktual i klubit ka qenë përfaqësues i skuadrës së Diego Simeones për hedhjen e shortit.
Me të kuptuar se rivalët lokal, Real Madridi, janë kundërshtarët e tyre për në gjysmëfinale, Villaverde ka deklaruar se futbollistët e dinë çfarë duhet bërë për të arritur finalen.
“Tifozët dhe lojtarët tanë kanë përjetuar dy humbje në finale dhe e dinë se çfarë do të thotë dhe çfarë duhet bërë për të arritur atje – shumë punë”, ka thënë fillimisht Villaverde.
“Shpresojmë që ne mund t’i japim Vicente Calderonit lamtumirën që meriton”, përfundoi drejtori i klubit. /Telegrafi/