Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka pritur në takim zëvendësministrin e Financave, Mustafë Grainca, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe zhvillimet në ATK për periudhën Janar-Tetor 2017, si dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen për muajt e mbetur të këtij viti.
Gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u diskutua për ecurinë e inkasimit të të hyrave, për angazhimet e zyrtarëve në lehtësimin e përmbushjes së tatimeve. Po ashtu, u fol edhe për ecurinë e procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahja e përgjithshme për proceset tatimore, në funksion të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore.
E nga ana tjetër, zëvendësministri i Financave tha se si çdoherë ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj, për administrimin më të mirë të tatimeve./Telegrafi/