Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, po merr pjesë në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, në Beçiq të Malit të Zi.
Temë e diskutimit në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, është “Stabiliteti financiar rajonal në rrethanat e ndryshuara globale”, i cili po mbahet në Beçiq nën patronatin e Ministrisë së Financave të Malit të Zi.
Në cilësinë e njërit prej panelistëve kryesorë në panelin e drejtorëve të Administratave Tatimore z. Imeri, i falënderojë organizatorët për këtë samit, me shumë rëndësi për rajonin.
Drejtori Imeri, në prezantimin e tij në këtë samit u përqendrua në këto tema:
a. Modernizimi i Administratës Tatimore,
b. Zgjidhja e problemeve të borxheve tatimore, si dhe
c. Ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve.