Site icon Telegrafi

Drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski, për shtatë muaj ka harxhuar 6 mijë euro

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, në periudhën pre 1 qershorit deri 31 dhjetor 2017 ka bërë harxhime në vlerë prej 345.996 denarë, ose rreth 6 mijë euro, njofton Makfaks.

Sipas të dhënave të publikuara, Trajçevski për udhëtime jashtë vendit ka harxhuar 172.770 denarë, prej të cilave 96.943 denarë për bileta dhe 75.836 për akomodim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Harxhimet brenda Maqedonisë që ka bërë Trajçevski janë 152.620 denarë, prej të cilave për shërbime hotelierike dhe konferenca rajonale për ka harxhuar 76.000 denarë, ndërsa për shërbime tjera ai ka harxhuar 76.620 denarë.

Për celularin zyrtar, Trajçevski ka harxhuar 20.497 denarë.

ASHMAA i ka publikuar këto të dhëna, për shkak të siç thonë, iniciativës së qeverisë për publikmin e harxhimeve të funksionarëve zyrtar./Telegrafi/

Exit mobile version