Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka harxhuar 223.527 denarë.
Këto të dhëna janë publikuar nga ASHMAA sipas detyrimeve për punë të hapur dhe transparente, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“ASHMAA në përputhje me detyrimet për punë transparente dhe iniciativën e qeverisë për ndershmëri të harxhimeve nga bartësit e funksioneve publike, njofton opinionin se drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski në periudhën prej 1 janarit deri 30 qershor 2018, ka harxhuar 223.527 denarë”, thonë nga ASHMAA.
Sipas të dhënave të tyre, Trajçevski për udhëtime jashtë vendit ka harxhuar 151.025 denarë, për shërbime telefonike 16.872 denarë, ndërsa si harxhime për reprezentimin e Agjencisë ka paraqitur 55.630 denarë.
Nga ASHMAA thonë se ky është raporti i dytë i Agjencisë për harxhimet e drejtorit, ndërsa të njëjtin për punën e përgjithshme të drejtorit e dorëzojnë një herë në vjet edhe në Kuvend./Telegrafi/