Site icon Telegrafi

Drejtori i Arsimit: Kështu ndodhi therja me thikë e nxënësit sot në Shipol

Pas zënkës që ka ndodhur në Shkollën e Shipolit të Mitrovicës, ku për pasojë është ther me thikë një nxënës, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Mitrovicës, Skender Avdiu, ka vizituar shkollën ‘Fazli Grajqevci’ për të parë nga afër se çka ka ndodhur.

“Unë sapo vizitova shkollën në Shipol, ku u njoftova se katër persona të cilët e kanë kryer klasën e dhjetë apo të njëmbëdhjetë e të cilët njihen si problematik, në bashkëpunim me dy nxënës të klasës së nëntë të shkollës, ja kanë filluar një rrahje diku rreth orës 7:15 në oborr të shkollës dhe në dalje të shkollës, pra para se të filloj mësimi”, tregon Avdiu për Veriu.info.

“Gjatë rrahjes E. Begu ka përdorur një thikë dhe e ka ther G.Sadikun, edhe ky i klasës së nëntë. Viktimën e kanë dërguar për trajtim mjekësor në Mitrovicë dhe pastaj për Prishtinë, po më njoftuan që është mirë dhe nuk e ka gjendjen e rëndë”, thotë Avdiu.

Ngjarjen për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version