Drejtori menaxhues i Arsenalit, Vinai Venkatesham pranon se mungesa në kualifikimet e Ligës së Kampioneve ka goditur financat e klubit.
Venkatesham, i cili u zgjodh në shtator drejtor i ekipit, pranon se një sezon tjetër pa Ligën e Kampionëve, ka gjasa që të ketë një ndikim në financat, megjithëse, theksoi se nuk do të ketë pasoja katastrofike.
“Unë mendoj se ka një ndikim në të gjithë klubin – është një ndikim material, financiar në Ligën e Evropës dhe jo në Ligën e Kampionëve”.
“Është e vështirë të dihen aktualisht shifrat sepse varet se sa larg shkojmë në Ligën e Evropës. Por, është dhjetëra miliona euro. Ne duam të luajmë në lojërat më të mëdha, është një garë më e madhe Liga e Kampionëve”.
“Sa më shumë kohë që mungojmë në Ligën e Kampionëve, aq më keq bëhet për ne”, deklaroi ai.
Theksojmë se Gunnersat këtë vit bëjnë pjesë në ligën e dytë më të rëndësishme të garave evropiane për klube.
Ndryshe, Arsenali gjatë fundjavës do të luajnë si mysafirë të skuadrës së Bournemouthit. /Telegrafi/