Telegrafi

Drejtori i Ajaxit, Van der Sar: De Ligt sezonin e ardhshëm me ekip të ri

Drejtori i Ajaxit, Edwin van der Saar, ka mbyllur thashethemet rreth transferimit të Matthijs de Ligt në Juventus.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me Bianconerët, por duket se do të mbetet në skuadrën holandeze.

“Unë mendoj se kjo ishte ndeshja finale e De Ligtit me Ajaxin, por shpresoj që të shkojë në një klub të nivelit më të lartë. 19-vjeqari ka qenë në Ajax që kur ishte fëmijë dhe do të transferohet në një klub të madh, adoleshenti do të transferohet në Angli apo Spanjë”, tha holandezi.

Barcelona mbetet favoritë për nënshkrimin e shtatgjatit, por e kërkojnë edhe disa klube të tjera evropiane.

Ndryshe, në vitin 2016 lojtari debutoi për ekipin e Ajaxit në ndeshjen e kupës kundër Willem II. /Telegrafi/