Telegrafi

Drejtorët që fitojnë miliona dollarë

“Banka Mbretërore e Kanadasë” pagoi Gordon Niksonin 9.5 milionë, përderisa Ralf Noris nga “Komonvelt banka” australiane fitoi tetë milionë. Sipas rrogës së Gjijang Gjiançing, i cili vitin e kaluar fitoi 234.700 dollarë, qe assesi nuk do të mund të konstatohej se ai është drejtor i bankës më të madhe botërore. Por, ai me të vërtetë është i tillë – Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës është më e madha në botë sipas vlerës së tregut.

Rrogat e drejtorëve të bankave të mëdha dallojnë në mënyrë drastike nga shteti në shtet, ndërsa “më të paturpshëm” janë në SHBA, tregoi hulumtimi i zbatuar nga Rojters-i.

Bankat amerikane gjithmonë arsyetohen se për më pak para nuk mund të fitojnë kuadër cilësor. Banka më e madhe japoneze “Mitsubishi” nuk deshi ta publikojë rrogën e drejtorit të saj.