Telegrafi

Drejtorët e shkollave të Gostivarit kërkojnë më shumë siguri nga SPB Tetovë

Drejtorët e më shumë shkollave të rajonit të Gostivarit dhe përfaqësuesve të SPB Tetovë sot kishin takim pune me temë siguria në shkolla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin në të cilën morën pjesë drejtorët e katër shkollave të mesme, të paraleles së gjimnazit në Negotinë-Rostushë, si dhe dy shkollave fillore të qytetit, e iniciuar nga SPB Tetovë.

Komandanti i SPB Tetovë Amir Dalipi foli për aktivitetet e deri të më tanishme dhe të ardhme për rend dhe siguri të nxënësve dhe rreth shkollave. Dalipi foli edhe për bashkëpunimin praktik të relacionit shkollat-policia. Udhëheqësit e shkollave kërkuan rritjen e pranimit të policisë rreth shkollave, veçanërisht kur bëhet ndërrimi.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se takime të këtillë edhe për periudhën e ardhshme me qëllimin që nxënësve tu sigurohet siguri maksimale. /Telegrafi/