Drejtorët e Real Madridit planifikojnë ta shesin Iscon gjatë afatit kalimtar veror, prandaj duan t’i shqyrtojnë opsionet sa më herët – bën të ditur AS.
Zinedine Zidane vazhdon ta pëlqejë lojën e mesfushorit spanjoll, mirëpo të tjerët nuk kanë mendim të njëjtë me trajnerin.
Transferimi i mundshëm i futbollistëve, si Eden Hazard, mund t’ia zvogëlojë minutazhin e lojës 27-vjeçarit.
Kjo do t’ia ulte vlerën në treg, për këtë arsye drejtorët duan shitjen e lojtarit, në mënyrë që të përfitojnë më shumë.
Isco është pjesë e Realit nga viti 2013 kur u transferua nga Malaga. /Telegrafi/