Telegrafi

Drejtoret e Doganave, pajtohen për rritjen e bashkëpunimit

 Gjatë takimit u diskutuan problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën. Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike. Takimi u karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.

Drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica tha se shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në rritje, prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për t’i ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi. /Telegrafi/