Vijojnë ende faktet tronditëse lidhur me abuzimin e tre vajzave në Jetimoren e Shkodrës, ndërsa bëhet me dije se drejtoresha rrahu me thupër 12-vjeçaren, që të mos tregonte se ishte përdhunuar nga djali i saj.
Në vijim të marrjes së deklarimeve, organi i akuzës zbuloi se si një prej tre vajzave të dhunuara u detyrua të heshte pas rrahjes abuzive nga ish-drejtoresha, Albana Llazani, tashmë e arrestuar.
12 vjeçarja u ka rrëfyer prokurorëve se është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë.
Pasi ia ka treguar drejtoreshës së institucionit, reagimi i saj ka qenë akoma më i rëndë.
Ajo e ka detyruar të mbyllë gojën dhe të mos tregojë duke e rrahur me një thupër, shkruan “Syri.net”.
Rrëfimi i vajzës ka tronditur prokurorët, e cila në prani edhe të psikologes ka treguar veprimet e dhunshme të agresorit. /albeu.com/