Telegrafi

Drejtoresha rajonale e UNFPA-së, Alana Armitage për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Drejtoresha rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Alana Armitage, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga UNFPA, janë paraparë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues të organizatave partnere të UNFPA në shtet si edhe organizata të tjera në kuadër të bashkëpunimit të UNFPA-së me Maqedoninë e Veriut.

Armitage në 25 vitet e fundit punon në promovimin e shëndetit të femrave, zhvillimin dhe në të drejtat e njeriut.

Ajo ka marrë pjesë në disa misione të UNFPA-së në Afrikë, Lindjen e Afërt, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine.