Drejtoresha e spitalit të Ohrit, Slavica Maleska në një deklaratë për ‘A1on’, thotë se nuk sheh faj tek ajo për ngjarjet në të cilën humbi jetë 66 vjeçarja nga Struga, familjarët e të cilëve deklaruan se është refuzuar nga Reparti Infektiv.
Ajo thotë se për shkarkimin e saj është njoftuar përmes mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë nuk shoh faj tek unë. Nuk më është dhënë raporti nga kreu i Repartit Infektiv se pacientja është refuzuar që të pranohet. Për rastin për herë të parë dëgjova nga portalet”, thotë Maleska.
Ajo nuk dëshironte të komentojë ngjarjet me pacienten nga Struga, për shkak se siç tha ajo, nuk dëshiron të flasë për kolegun e saj./Telegrafi/