Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva është në vetizolim, edhe pse rezultati i saj nga testimi i kryer paraprak për Covid-19 prej para dy ditësh ka qenë negativ.
Zaharieva ka thënë se si pjesë e Shtabit komunal të krizës nuk është testuar si edhe anëtarët e tjerë, pasi më 10 prill ka marrë rezultat negativ nga testimi i mëparshëm.
“Me faktin se jam pjesë e Shtabit komunal të krizës dhe kam marrë pjesë në seancë me përbërje të zgjeruar, dua të njoftoj publikisht disa punë që i takojnë gjendjes time shëndetësore dhe aktivitetit tim lidhur me situatën e krijuar. Unë nuk jam testuar në Covid-19 në të njëjtën ditë me anëtarët e tjerë të Shtabit, pasi dy ditë para testimit të tyre, më 10.04.2020 kam marrë rezultat negativ nga tesitmi im i mëparshëm”, ka njoftuar Zaharieva.
Pesë ditë më vonë, shkruan drejtoresha, të gjithë të punësuarit në spital të pranishëm në vendin e punës kanë dërguar strisho të gjakut në Institutin për imunologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.