Me rastin e zgjedhjes në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, sot ka marrë letra urimi nga menaxhmenti i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Me rastin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka marrë letër urimi të veçantë nga Drejtoresha e FMN-së.
Me këtë rast përveç urimeve, Guvernatorit Ismaili i është dhënë përkrahje për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në letrën e urimit, ndër të tjera thuhet:
“Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ju uroj Juve dhe kolegëve tuaj suksese në punën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin ekonomik, nxitje të gjithëpërfshirjes financiare dhe ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të kuadrit rregullator”.
“Menaxhmenti i lartë dhe stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës gjatë mandatit tuaj”./Telegrafi/