Janë institucionet edukative që prindërit ua besojnë fëmijët e tyre, por jo gjithmonë kopshtet për fëmijë janë të afta për ta realizuar këtë mirëbesim.
- LEXO PO ASHTU:
- E tmerrshme: Shikoni si është rrahur vogëlushja në një çerdhe të Pejës (Foto,+16)
- Çerdhja në Pejë ku u keqtrajtua vogëlushja ishte “temë diskutimi” edhe para 19 muajsh
- Keqtrajtimi i vogëlushes në një çerdhe të Pejës – rrëfen ngjarjen nëna e saj!
Këtë e dëshmon edhe fotoja e vajzës së vogël, e cila ka qarkulluar gjithë ditës në rrjetet sociale.
Eda Jahaj nga Peja, në ditën e parë të saj në kopshtin e fëmijëve “Pëllumbat e Paqes”, kishte marrë lëndime serioze në tërë trupin.
Nëna e vajzës, Elvira Jahaj, thotë se është tmerruar kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti me shenja të kafshimit në tërë trupin.
Për RTV Dukagjinin ajo ka treguar se ka dyshime për rastin e ndodhur dhe se kërkon sqarime nga udhëheqësit e këtij institucioni.
Elvira ka thënë po ashtu se edhe pediatri e ka konstatuar që fëmija ka lëndime trupore, porse ajo çka po e brengos është se nga përgjegjësit nuk ka marrë asnjë përgjigje rreth rastit.
Drejtoresha e çerdhes, Resmije Bujupi, ka pranuar që lëndimi i fëmijës ka ndodhur në kopshtin që ajo e drejton, por tha se rastet e tilla “nuk duhet të bëhen shumë tragjike”.
Pavarësisht se Eda e vogël në ditën e saj të parë në kopsht duhej të kishte kujdesin maksimal, ajo vetëm pas dy orëve qëndrim kishte kërkuar ndihmën mjekësore. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
https://youtu.be/RV4unbeX2lc