Telegrafi

Drejtoresha e burgut me kërcim erotik, “çmenden” të dënuarit (Foto/Video)

Drejtoresha e burgut të Calit në Kolumbi, Claudia Patricia Giraldo Ossa i ka çmendur të dënuarit me një kërcim erotik.

Në fotografitë e realizuara gjatë një eventi kulturor në burg, drejtoresha duket teksa kërcen në mënyrë sensuale përpara të dënuarve.

Klaudia Patricia Giraldo Ossa ishte veshur me një kanatiere të bardhë dhe xhinse të ngushta, dhe është ngjitur në skenë duke kërcyer me të burgosurit, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë të dënuar për përdhunim të femrave.

Punonjësit e burgut sqarojnë se drejtoresha nuk kishte si qëllim të bëhej pjesë e festës dhe të ngjitej në skenë, por të burgosurit i bënë thirrje që të afrohej dhe të kërcente me ta.

Tashmë, biondja kolumbiane po përballet me një hetim disiplinor për këtë ngjarje.

https://www.youtube.com/watch?v=Z5QOHnOVX3w