Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Para anëtarëve deputetë të këtij komisioni do të raportojë drejtoresha e Barnatores Qendrore në Shërbimin Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (ShSKUK), Gëzime Pllana.
Po ashtu në rend dite në këtë komision është edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 22.10.2020 dhe 26.10.2020.