Telegrafi

Drejtor i KEK-ut, mbi 30 veta e synojnë këtë pozitë

Për dallim nga herat tjera, pozitën e drejtorit të KEK-ut duan ta marrin jo vetëm njerëz të politikës por edhe teknikë të korporatës të cilët kanë pasur pozita menaxheriale që prej disa vitesh në këtë kompani.

Emrat më të përfolur për të cilët thuhet se do drejtojnë me KEK-un janë Arben Gjukaj i cili njëherësh është edhe ushtrues detyre i i drejtorit menaxhues në këtë korporatë dhe Gani Koci, deputet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që për të drejtuar me KEK-un pretendojnë edhe ish drejtoresha Pranvera Dobruna, Drejtori i KOSTT-it Fadil Ismaili, pastaj Naser Grajçevci, Safet Merovci, Avdyl Bajgora punëtor në KEK, Lazër Krasniqi sindikalistë i korporatës si dhe Sadri Musiq pjestar i TMK-së.

Udhëheqës të Bordit të drejtorëve të KEK-ut Skënder Krasniqi ka premtuar se personi që do përzgjidhet për drejtor të KEK-ut do jetë aplotik.

”Jo nuk do të jetë politik”

Sipas tij për përzgjedhjen e kandidatëve do të krijohen një komision sipas rregullave dhe ligjeve që i ka korporata.”Ata do të bëjnë përzgjedhjen”.

Krasniqi po ashtu ka deklaruar tha se do mundohen ta zgjedhin më të mirin.

”Do mundohemi ta zgjedhim një person që e çon përpara KEK-un. E dimë që ai që do zgjidhet e presin sfida të mëdha por do e ketë përkrahjen tonë në të gjitha drejtim vetëm se punën e vet duhet ta kryej”.

Ndërsa sa i përket transparencës në këtë konkurs, Krasniqi tha se kjo çështje do bëhet krahas ligjeve.