Shoferi i autobusit të linjës së Institutit Bujqësor në Tiranë, i identifikuar si N.K., 62 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi po drejtonte urbanin në gjendje të dehur.
Arrestimi i tij u bë nga efektivët e policisë rrugore në rrugën “Dritan Hoxha”.
Shoferi 62-vjeçar është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, raporton Report TV.
Brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar tre urbanë të linjave të ndryshme, që mesa duket ka vënë në lëvizje policinë për të kontrolluar nëse shoferët e urbanëve kryejnë shkelje. /Telegrafi/