Telegrafi

Drejtësia shqiptare në udhëkryq

Sipas Spahiut drejtësia shqiptare ndodhet në udhëkryq dhe nevojiten ndryshime kushtetuese, pasi, ashtu siç tha ai, kushtetuta e vitit 1998 e ka futur gjithë sistemin në një krizë të konfirmuar edhe nga vetë ligjvënësit.

“Ka shpresë për përmirësime dhe sistem ndryshe vetëm në një rast. Modeli i zgjedhur në Shqipëri është i dështuar, drejtësia shqiptare është në udhëkryq, duhen ndryshime kushtetuese. Vetë parlamentarët pranuan që kishte krizë për zgjedhjen e presidentit dhe ndryshuan mënyrën e zgjedhjes së presidentit, ndryshuan kompetencat e KLD-së”.

“Jemi futur në një krizë për zgjedhjen e anëtarë të KLD-së, anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Janë vetë ligjvënësit ata që kanë konfirmuar krizën që na ka futur Kushtetuta e vitit 1998. Problemet do të jenë të njëjta e të ngjashme për sa kohë kemi këtë kushtetutë”, deklaroi Spahiu. /Telegrafi/