Site icon Telegrafi

Drejtësia në Shkup e shtrenjtë, 90 milionë denarë për 26 mijë procese gjyqësore

Drejtësia në Shkup është më e shtrenjtë dhe kushton 55% nga paga mesatare, kurse në Shtip dhe Gostivar është më e lirë, gjegjësisht 15% nga paga mesatare.

Këto janë të dhënat e Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike. Shpenzimet e gjykatës janë të llogaritura në 57 milionë denarë, kurse të ardhurat e përgjithshme nga kontestet me vlerë të ulët janë 56 milionë denarë.

Vlera mesatare e kontesteve me vlerë të ulët arrin 90 mijë denarë, në BE 2.000 euro, kurse në Gjermani 5.000 euro. Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, e ka bërë këtë studim për transparencë sa më të madhe të gjykatave.

Nga Ministria e Drejtësisë, pas nismës së ngritur dhe konsultimeve me gjykatës, për këtë vit paralajmëruan ndryshim në Ligjin për procedurë kontestuese.

Exit mobile version