Në muret e Qendrës së Paraburgimit në Prizren aktivistë të “Vetëvendosjes” kanë shkruar grafitin “Drejtësi për Astritin” të shoqëruar me fytyrën e ish-aktivistit.
Në Prizren para Qendrës së Paraburgimit kanë filluar të mblidhen aktivistë të “Vetëvendosjes” dhe qytetarë.
Ata në murin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren kanë shkruar fjalët “drejtësi për Astritin” të shoqëruar me fytyrën e ish-aktivistit Astrit Dehari, që vdiq në këtë qendër.
“Vetëvendosjes” ftoi dje një tubim para Qendrës së Paraburgimit në Prizren në kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit.
Sipas gazetarit të KALLXO.com që po e ndjekë këtë tubim në mesin e atyre që janë mbledhur ndodhet ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti dhe sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj.
Të tubuarit po e mbajnë një pankartë me fjalën drejtësi.
Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të shtunën e kaluar.
Të enjten u publikuan xhirime të korridorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, aty ku ndodhej qelia ku ishte i paraburgosur Dehari.
Për rjedhjen dhe publikimin e këtyre xhirimeve, familja e ish-aktivistit të “Vetëvendosjes” u ndje shumë e shqetësuar.
Sylë Hoxha kryeprokurori i Prizrenit tha për KALLXO.com se nuk e dinte prej nga kishin rrjedhur xhirimet.
Astrit dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.