Site icon Telegrafi

Drejtësi për Astritin kërkohet me protestë sot në Prishtinë

Sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet protesta e radhës, përmes të cilët po kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas organizatorëve të protestës, mbi 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë, do të dalin sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të  përkrahur protestën drejtësi për Astritin.

Protestat “Drejtësi për Astritin”, janë duke u mbajtur në shumicën e komunave të Kosovës, përmes të cilave po kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar për vdekjen e të riut Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Exit mobile version