Telegrafi

Drejt shërimit pacienti i parë nga coronavirusi në Shqipëri

Bëhet e ditur se  është drejt shërimit pacienti i parë nga coronavirusi në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i djalit i cili njihet edhe si pacienti zero në Shqipëri.

Disa persona që kanë pasur kontakt me 28-vjeçarin, kanë rezultuar më pas me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin e dhënë nga Top Channel në lidhje me rrugën drejt shërimit që ka marrë kontakti i parë i pacientit zero.