Në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ishte i ftuar legjenda e Besës së Pejës, Mensur Duraku.
Ai ka rrëfyer se si e nisi karrierën si futbollit, duke luajtur direkt në ekipin e parë.
“Kur u kthyem pas luftës, nuk shkova as në shtëpi, por direkt në fushë për t’i parë nëse kishin shpëtuar edhe shtyllat (e portës)”, kështu e nis rrëfimin Duraku në “Arena e Yjeve”.
“U takova më pas me profesorin Ilirin, dhe më tha që të mos të ngutem se tash jemi të lirë dhe fillojnë klubet të organizohen”.
“U formua Shqiponja, Dardania, në Qyshk dhe ky (Iliri) më tha që dua të të dërgoj te Shqiponja…”, ka shtuar më tej rrëfimin e tij Duraku.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini këtë të diel (2 mars) nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/