Telegrafi

Drejt heqjes të tatimit të dyfishtë

Administrata Tatimore e Kosovës ka drejtuar një takim multilateral të administratave tatimore ballkanike.

Drejtori i ATK-së, Naim Fetahu, tha qëllimi i takimit ishte të eksplorohen fushat për të rritur bashkëpunimin në mes shteteve fqinje, me qëllim të shkëmbimit të informatave në çështje e administratave tatimore.

Në deklaratën e përbashkët të administratës tatimore të Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Turqisë thuhet se do të vazhdojnë të eksplorojmë fushat e ndërsjella të interesit dhe shkëmbimit të përvojave për të rritur efektivitetin.

Po ashtu, theksohet se do të rritet shkëmbimi i informatave tatimore që lidhen me transaksionet ndërkombëtare me qëllim të përmirësimit të programeve përkatëse të kontratave dhe uljes së evazionit tatimore përmes aktiviteteve ekonomike ndërkufitare. /telegrafi/