Telegrafi

Drejt finalizimit punimet në ndërtimin e QMF-së në “Iliridë” të Mitrovicës

Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen "Ilirida" në Mitrovicë

Punimet në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë janë afër përfundimit.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se kjo lagje e Mitrovicës do ta ketë QMF-në e re.

“Lagjia Iliridë tani do të ketë Qendrën e Mjekësisë Familjare të ndërtuar nga fillimi. Kanë mbetur vetëm edhe pak punë deri në finalizim”, ka thënë Tahiri, transmeton Telegrafi.

Tahiri ka thënë se mjekët do të punojnë në kushte të mira të punës, e sipas tij, pacientët do të trajtohen me mjete moderne dhe në hapësira dinjitoze. /Telegrafi/