Familja e dredhëzës, manaferrave, mjedrave, boronicave është e njohur për përfitimet potenciale shëndetësore falë përbërësve kundër kancerit
Shumë studime kanë dhënë dëshmi se midis frutave të mësipërme, luleshtrydhet në veçanti, ato organike, mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit.
Në një studim që u krye nga hulumtuesit në Suedi, u raportua se ekstrakti nga dredhëzat organike është veçanërisht i efektshëm në pengimin e rritjes së qelizave kanceroze, sepse ato përmbajnë më shumë antioksidantë, fibra dhe vitaminë C.
Një raport që u botua nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit tregoi se ushqimet që janë të pasura me vitaminë C parandalojnë shumimin e qelizave të këqija në zonën e ezofagut, ndërsa, ushqimet e pasura me fibra janë të njohura për të ndihmuar në parandalimin e kancerit kolorektal.
Gjithashtu, luleshtrydhet janë të pasura veçanërisht me acid elagjik, i cili është një antioksidant i fenolit natyral. Studimet laboratorike treguan se acidi elagjik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit, fshikëzës, mushkërive, ezofagut dhe lëkurës.
Quercetin është gjithashtu një tjetër komponent që lufton qelizat anormale zhvilluar në trupin e njeriut. Gjithashtu, Quercetin është një flavanoid që ka veti antivirale, anti-inflamator dhe anti- kancerogjene.
Pse duhet të zgjidhni dredhëza organike?
Dredhëzat janë të pasura me antioksidantë, por, nëse ky frut është i rritur me pesticide, këto të fundit anulojnë të gjitha përfitimet që mund të merrni nga konsumi i tyre.
Një studim që u botua në rrjetin e revistës JAMA gjeti një lidhje potencialisht të dëmshme midis ngrënies së perimeve dhe frutave të larta në pesticide dhe çështjes së infertilitetit.
Në vitin 2018, dredhëzat ishin në krye të listës së perimeve dhe frutave me mbetjet më të larta të pesticideve. Sipas raporti një e treta e të gjitha mostrave kishin të paktën 10 pesticide. /Telegrafi/