Site icon Telegrafi

Drecun: Pres aktakuza të mëdha kundër “Grupit të Drenicës”

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Millovan Drecun ka thënë se pret aktakuza të mëdha për krime luftë ndaj serbëve ku do të gjendeshin pjesëtarët më përgjegjës të UÇK-së.

Ai në një intervistë për mediat serbe ka deklaruar se Gjykata Speciale punon në bazë të raportit të Dick Martyt dhe se pret aktakuza të mëdha ku do të gjendeshin “më përgjegjësit nga grupet kriminale drenicase”.

Si pjesë  e këtij grupi ai përmend Hashim Thaçin, Agim Çekun, Sylejman Selimin, Kadri Veseli, Xhavit Halitin ndërsa ka thënë se këtu është edhe klani Haradinaj, Fatmir Limaj, etj.

Exit mobile version