Telegrafi

Drecun beson në marrëveshjen me serbët e Kosovës

Drecun mendon se kjo mund të arrihet gjatë vizitës së zv/kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vucic në Kosovë.

Ai iu ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisw pret që Vucic t’ua shpjegojë serbëve situatën në të cilën gjendet Serbia dhe domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes, transmetojnë mediat serbe.

Serbët e Kosovës kundërshtojnë marrëveshjen e 19 prillit arritur në Bruksel në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

Serbia e ka të domosdoshme respektimin e saj, për shkak të proceseve të saj integruese në BE. /Telegrafi/