Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 57 aparateve “Dream Box” dhe “Smart Box”.
Në kuadër të operacionit “Dream Box” u arrestuan shtetasit Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh dhe banues në Tiranë; Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi këta shtetas, në mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate “Dream Box” dhe “Smart Box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit. /Telegrafi/