Telegrafi

Draxler: Ozil do ta tregojë veten

Julian Draxler është i bindur se Mesut Ozil do ta tregojë veten për Gjermaninë në këtë Kampionat Botëror.

Ka pasur dyshime në qarqet e kombëtares gjermane për faktin nëse Ozil do të luajë si titullar.

Por, Draxler thotë se Ozil ëhtë prej lojtarëv më kreativë të kombëtares së Gjermanisë.

“E gjithë zhurma për Ozilin se nuk është në formë nuk është e drejt sepse ai ka qenë në maje tash e sa kohë”.

“Debati për gjuhën e tij të trupit ka nxitur reagime për vite me radhë por ai është lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai ka aftësi të shkëlqyera teknike dhe është i pakrahasueshëm. Ai është ndoshta lojtari më kreativ që e kemi. Ai do të jetë aty sa herë do të kemi nevojë për të dhe do ta tregojë veten”:, deklaroi Draxler.

Gjermania përballet me Meksikën nga ora 17:00. /Telegrafi/