Telegrafi

Draxler: I dërgova një sinjal Parisit

Anësori gjerman i PSG-së, Julian Draxler, thotë se i ka dërguar një sinjal të qartë klubit francez se ai beson që ka të ardhme aty.

PSG solli dy super transferime me Mbappen që kushtoi 180 milionë dhe Neymar 222 milionë euro, duke lënë në dyshim të ardhmen e Di Marias dhe Draxlerit.

Megjithatë, ylli gjerman thotë se ai e di se do të jetë e vështirë, por se do të punojë për të zënë vend në formacion pas supergolit që shënoi ndaj Norvegjisë.

“Unë luajta vetëm dy ndeshje për një kohë të shukrtër në Paris, por u ktheva në stërvitje katër javë më vonë se lojtarët tjerë për shkak të Kupës së Konfederatave”.

“90 minutat ndaj Norvegjisë ishin shumë të rëndësishme për mua. Unë po ashtu i dërgova një sinjal Parisit se mund të llogarisin në mua”.

“Mezi pres të luaj me Neymarin dhe Mbappen, por nëse ata janë blerë me ato çmime, ata kanë përparësinë në letër”.

“Por, kam besim të madh, andaj nuk u largova nga Parisi dhe nga kjo sfidë”, potencoi Draxler. /Telegrafi/