Një anije mallrash që lundronte drejt Maltës nga Egjipti dhe bartte 750 tonë naftë u përmbyt pranë Tunizisë.
“Anija u mbyt mëngjesin e sotëm në ujërat territoriale të Tunizisë dhe deri më tani nuk ka rrjedhje karburanti. Komisioni kompetent për parandalimin e fatkeqësive do të vendos rreth masave të ardhshme”, tha zëdhënësi i drejtësisë tuniziane, Mohamed Karaj.
Shtatë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga anija. Ata janë katër marinarë nga Turqia, dy nga Azerbajxhani dhe një nga Gjeorgjia, raporton theguardian.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Tunizisë njoftoi se ekuipazhi i kamionit “Xelo” ka kërkuar leje për të hyrë në ujërat territoriale tuniziane për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Ministria paralajmëroi se ekziston rreziku i rrjedhjes së karburantit në det dhe shtoi se ministritë dhe shërbimet e linjës po punojnë për të parandaluar një fatkeqësi të mundshme mjedisore në zonë. /Telegrafi/
Diesel ship sinks off Tunisia risking ‘environmental disaster’
A tanker carrying 750 tonnes of diesel fuel from Egypt to Malta sank in the Gulf of Gabes off Tunisia’s south-east coast, sparking a rush to avoid a spill. pic.twitter.com/ONem1hRejb
— Petroleum Today Magazine (@PetroleumToday) April 16, 2022