Në takimin e zhvilluar në “Karagaçi”, skuadra nikoqire e nisi keq sfidën duke shënuar vetëm 16 pikë në dhjetëminutëshin e parë, derisa kundërshtari shënoi 24 pikë.
Skuadra pejane u kthye fuqishëm në çerekun e dytë për të shënuar 24 pikë kundrejt 12 të ekipit maqedonas dhe e mbylli pjesën e parë me rezultat 40-36.
Basketbollistët e Kozuvit sërish ishin më të mirë në fraksionin e tretë duke shënuar 25 pikë, derisa ekipi kosovar shënoi pesë më pak.
Drama ndodhi në çerekun e fundit (17:15), e sidomos në sekondat e fundit, në të cilat Peja u tregua më e përqendruar dhe fitoi me një pikë diferencë.
Kjo është fitorja e parë e Pejës në fazën e dytë të Ligës Ballkanike në kuadër të Grupit D dhe tash pozicionohet në vend të dytë me tri pikë, një më pak se Sigal Prishtina që mban kreun e grupit. /Telegrafi/
KB Peja e madhe ka shënuar një fitore historike ndaj KK Kozuv në palestrën Karagaçi. Shikoni aksionin e fitores, me 3 sekonda të mbetur kur Drilon Hajrizi asistoi te Nenad Delic i cili finalizoi për fitoren prej 77-76. E jashtëzakonshme…
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 10 February 2016