Site icon Telegrafi

Dramë në Stamboll, mbyllet Bosfori – anija transportuese përplaset në breg

Një anije transportuese është përplasur sot në bregun e Bosforit në Stamboll, ku si pasojë në atë pjesë është ndalur trafiku ujor, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për anijen “Songa Iridum” që lundronte nën flamurin e Liberisë, kurse incidenti ka ndodhur derisa po i afrohej portit Ambarli në Stamboll, transmeton Telegrafi.

Anija kishte lundruar nga Odesa e Ukrainës dhe është përplasur vetëm 25 minuta pasi i është ofruar Bosforit, e pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin anijen gjigante.

Në shikim të parë dukeshin skena si të filmave të Hollywoodit, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë në Stamboll, duke krijuar një situatë kaotike. /Telegrafi/

https://twitter.com/filkeciniz/status/1210501581562687489

https://twitter.com/Nws_MENA/status/1210506843367366656

Exit mobile version