Barcelonës i është mohuar një gol i pastër në duelin ndaj Betisit që përfundoi në barazim 1-1.
Andre Gomes dhe Aleix Vidal ishin të involvuar në një situatë të paqartë para portës, ku topi shkoi në drejtim të portës për tu larguar nga Aissa Mandi.
Sidoqoftë, topi në mënyrë të qartë kishte kaluar vijën fatale dhe protestat e ashpra të Luis Suarezit u justifikuan teksa xhirimet e ngadalësuara treguan se anësori nuk e ka parë këtë incident si duhet.
Suarez e barazoi më vonë rezultatin në 1-1.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=ecWPmcAfoVY
Ky rast ka ndikuar direkt në rezultat, dhe ndoshta edhe në luftën për titull.
Në Spanjë ende nuk është futur në përdorim teknologjia e vijës fatale të golit. /Telegrafi/