E hëna për disa është ters ndërsa për disa tjerë është një ditë e mbarë për një javë të mirë.
Një qytetarë nga Shkupi ka përjetuar tmerr kur në udhëkryqin më kryesor në Shkup i është djegur vetura e tipit ‘Yugo’ me regjistrim të kryeqytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Shoferi ka kërcyer nga ulësja dhe mezi ka dalë në rrugë, për t’i shpëtuar zjarrit.
Vetura ka mbushur me tym pjesën e rrugës para ”Pallatit të drejtësisë” në Shkup. /Telegrafi/