Telegrafi

Dramë në sfidën ndërmjet West Ham dhe United, Djajtë e Kuq fitojnë me përmbysje

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te West Ham United (2-1), në ndeshjen e javës së pestë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq ia dolën të ktheheshin nga disavantazhi, për ta fituar me përmbysje takimin në London Stadium, ku në minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë.

Gjysma e parë u mbyll me shufra identike, ndërsa përkundër tentativave në pjesën e dytë, mysafirët nuk arrinin ta shënonin golin e fitores.

(Foto: Twitter/Manchester United)_

Inkuadrimi i Jesse Lingard (në minutën e 73-të në vend të Paul Pogbas) i ndryshoi gjërat, pasi ai e shënoi golin e fitores me një goditje të bukur (89’).

Porse para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit kishte momente mjaft interesante në fushë. Fillimisht, CR7 u rrëzua në zonë, por arbitri nuk e konsideroi penallti.

Më pas, në minutat shtesë, Luke Shaw e ndali topin me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe pas konsultimit të VAR-it u akordua penallti.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Mark Noble hyri në fushë vetëm që ta ekzekutonte penalltinë, mirëpo David de Gea e ndali goditjen e tij duke ia siguruar tri pikë Unitedit.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritët në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe lideri Liverpool. Për West Ham Unitedi ishte humbja e parë pas dy fitoresh dhe dy barazimesh. /Telegrafi/