Telegrafi

Dramë në New York: Rrëshqet nga pista aeroplani i kandidatit republikan për zëvendëspresident (Foto/Video)

Aeroplani në të cilin gjendej kandidati republikan për zëvendëspresident, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin LaGuardia në Nju Jork.

Përveç Pence, në bord gjendeshin edhe stafi i tij, gazetarët e r të fushatës si dhe agjentët shtetërorë por fatmiresisht askush nuk është lënduar.

Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në Nju Jork, që u anulua.

Pence dhe të tjerët janë shoqëruar jashtë aeroportit dhe policia po i kryen hetimet, transmeton syri.

Donald Trump ka thënë se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.