Aeroplani në të cilin gjendej kandidati republikan për zëvendëspresident, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin LaGuardia në Nju Jork.
Përveç Pence, në bord gjendeshin edhe stafi i tij, gazetarët e r të fushatës si dhe agjentët shtetërorë por fatmiresisht askush nuk është lënduar.
Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në Nju Jork, që u anulua.
Pence dhe të tjerët janë shoqëruar jashtë aeroportit dhe policia po i kryen hetimet, transmeton syri.
Donald Trump ka thënë se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.