Site icon Telegrafi

Dramë në Moskë, aeroplani me 109 pasagjerë rrëshqet nga pista

Aeroplani komercial “Boeing 747” nga Yakutia ka rrëshqitur nga pista e aeroportit “Vnukovo”, ka bërë të ditur përfaqësuesi i shërbimeve emergjente.

“Aeroplani që për destinacion kishte Nerjungri-Moskë, derisa po zbriste në aeroportin Vnukovo ka dalë nga pista për më shumë se 30 metra”, ka shtuar ky zyrtar, transmeton Telegrafi.

Në aeroplan ishin 109 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, e deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Sipas të dhënave preliminare, aeroplani nuk ka pësuar ndonjë dëmtim. E sipas pamjeve amatore të publikuara më poshtë, shihen se si pasagjerët largohen nga aeroplani duke u nisur në drejtim të terminalit.

Në anën tjetër autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht aeroporti për shkak të këtij incidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version