Site icon Telegrafi

Dramë në Moskë, aeroplani me 100 pasagjerë bën ulje emergjente – piloti vëren çarje në xhamin e kabinës

Aeroplani Boeing 777 brenda të cilit gjendeshin mbi 100 pasagjerë, ka bërë ulje emergjente në aeroportin Vnukokvo në Moskë – për shkak se xhami i kabinës së pilotit ishte thyer.

Zyrtarët e aeroportit të Moskës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për fluturimin SU6275 Moskë-Bankok, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pas aterimit nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, ndërsa pasagjerët kanë vazhduar rrugëtimin e paraparë me një aeroplan tjetër, që ishte angazhuar menjëherë nga zyrtarët e aeroportit.

Siç raportojnë mediat ruse, xhami i kabinës së pilotit kishte pësuar një çarje të lehtë, duke detyruar pilotit të kërkojë leje nga kulla e fluturimit që të zbret menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version