Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror për femra që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Spanja është Përfaqësuesja e parë finaliste në Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Suedinë në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 2-1.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por për t’i parë tre golat e shënuar u desh të priten 10 minutat e fundit të kësaj sfide.
Salma Paralluelo shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 81-të. Sulmuesja e Barcelonës ngriti në këmbë mijëra tifozë të pranishëm në stadiumin Eden Park.
https://www.youtube.com/watch?v=gPLF4TI_Y-I
Por gëzimi i spanjolleve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Blomqvist barazoi shifrat në 1-1 për Suedinë.
Megjithatë spanjollet u rikthyen në lojë dhe vetëm pas një minute futbollistja Carmona Garcia realizoi golin e fitores për 2-1.
Në finalen e madhe Spanja pret fituesin e duelit Australi – Angli. /Telegrafi/