Një dramë e vërtetë ka ndodhur në Kodrën e Diellit, kur një 17 vjeçar ka rrëshqitur në një shkëmb të ngrirë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një grup që e shoqëronin kanë tentuar të thirrin ndihmë nga telefoni i një alpinisti, por për shkak të rrjetit të dobët telefonik nuk kanë arritur që të gjejnë ndihmë.
Sipas informacioneve të MPB-së, sot në mëngjes në orën 1:35, D.B nga Shkupi ka paralajmëruar në polici se në orën 01:15 një alpinist i është lajmëruar dhe i ka treguar për aksidentin e ndodhur me 17 vjeçarin.
Pas dy orëve rreth 03:15, në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy alpinistë me helikopter, e kanë marrë djaloshin e lënduar dhe e kanë dërguar në Klinikën e Shkupit për ndihmë mjekësore.
Edhe gjatë ditës së sotme në vendin e njejtë ka rrëshqitur një vajzë, por për fat të mirë ka kaluar pa lëndime./Telegrafi/